Është liruar me kusht një tjetër anëtar i bandës së Durrësit. Bëhet fjalë për Selman Heta, ndaj të cilit gjykata ka vendosur lirimin me kusht nga qelia. Ai vetëquhej vrasës me pagesë. Me deklaratat e tij ai ka zbërthyer komplet veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por me pas i ka tërhequr deklaratat e tij.
Mësohet se Hetës i kishin mbetur edhe tre vite e gjashtë muaj burg. Sipas Fax, edhe më parë Heta kishte kërkuar të lirohej nga burgu, por kërkesa e tij ishte refuzuar për shkak se policia e konsideronte si person të rrezikshëm.
Shënim: Në foto jepen disa nga figurat kryesore të Bandës së Durrësit si Lul Berisha, Endrit Dokle etje.