Një tornado preku zonën e Modicas në Siçili, duke shkaktuar dhe një të vdekur. Mediat vendase raportojnë se viktima është pronari i një kafeneje në fshat.
53-vjeçari ishte larguar nga shtëpia pikërisht në momentin kur filloi tornadoja. Burrin e zuri vorbulla e plotë dhe nuk kishte mundësi shpëtimi. Vorbulla e përplasi me dhunë në tokë.
Stuhia që shkatërroi zonat rurale me epiqendër midis Frigintinit dhe rretheve Bosco, Serrameta, Sant’Elena shkaktoi dhe shumë dëme të mëdha. Në videon e siguruar shihen dëmet në shtëpi private, në shtyllat e dritave, në muret mbajtëse. Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa lidhje interneti.