Vuçiç:Nuk do e ofendoj Kurtin si bëri me mua, marrëveshja e Brukselit të respektohet

0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur në një intervistë lidhur me zgjedhjet në Kosovë dhe nismën “Ballkani i Hapur”.

Ai ka qënë i ftuar në median serbe “TV Happy” dhe mes pytetjeve ka komentuar edhe mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Ai ka thënë se Serbia e respekton Marrëveshjen e Brukselit ndryshe nga Albin Kurti, i cili nuk pranon të flasë për Asosacionin e Komunave Serbe. Ai shtoi se shqiptarët, duke ju referuar kosovarëve nuk janë shqiptarë dhe këto nocione nuk duhen përdorur. Sipas tij lufta nuk i sjell askujt lumturi dhe fokusi i tij tani është bashkëpunimi.

“Ne e respektojmë Marrëveshjen e Brukselit, por sot Kurti thotë se nuk dëshiron të flasë as për Bashkimin e Komunave Serbe. Ne do të insistojmë që të respektohet gjithçka që është nënshkruar, sepse çfarë mund të shpresojmë nëse ajo e nënshkruar nuk përmbushet? Lista serbe fitoi 10 komuna, por të gjitha 10 komunat tona kanë dy herë më pak popullsi se Prishtina ku fitoi LDK-ja, pra LDK – Aleanca Demokratike e Kosovës, kështu e përkthejmë ne. Frikën e kanë të gjithë njerëzit normalë, shqiptarët nuk janë frikacakë, gënjejmë veten kur themi se janë. Dhe që dikush të thotë se serbët janë frikacakë është e pakuptimtë dhe lufta nuk i ka sjellë lumturi askujt. Nuk dua të flas për këtë, dua të flas për bashkëpunim”, tha ai.

Një nga pyetjet e tjera ka qënë lidhur me nismën e “Open Balkan” pra Ballkani i Hapur. Kurtia ka thënë se do duhet të bashkëpunonte me Malin e ZI dhe ka thënë se ekonomia e fortë në Serbi mund të jetë shkaku pse Serbia merr reagime negative pasi sipas tij ka nga ata që nuk duan ta shohin në ditë të mira. Ai ka thënë se Kurtin nuk do e shajë siç ka bërë ai dhe se gjithmonë është përpjekur ta mirëkuptojë. Ai ka thënë se Kosova ka vetëm njhë peoblem me të dhe kjo është ekzistenca e tij e cila nuk i lejon të realizojhnë interesat e tyre.

“Kam pasur një bisedë korrekte me Krivokapiçin dhe duhet të bashkëpunojmë me Qeverinë e Malit të Zi. Pyetja është, a është urrejtje kundër meje apo ndaj Serbisë? Ekonomia më e madhe dhe më e fortë është në Serbi. Serbia edhe sot është problem për disa dhe do të kënaqen vetëm nëse Serbia poshtërohet. Kurtin nuk do ta shaj siç më shan ai mua. Gjithmonë jam përpjekur të flas, t’i kuptoj. Kurti thotë se për ta ka vetëm një problem, dhe ai jam une sepse do ta kishin më të lehtë t’i realizonin interesat e tyre me të tjerët“, tha Vuçiç.

Kryeministri i Serbisë ka thënë edhe për mospjesëmarrjen e Kurtit në Ballkanin e Hapuur. Sipas tij Kurti mendon që fajin për ngritjen e faktorit serb e ka ai kur ndërkoha qeveria serbe duhet të jetë afër njerëzve të saj. Ai tha se shqetësimi i tij ishte se serbët nuk kishin të drejta në Kosovë dhe me ironi ka mohuar fajin për disa nga masakrat në Kosovë. Vuçiç tha se i respektojnë viktimat e të tjerëve por presin të njëjtën devtoshmëri dhe nga ana tjetër.

“Është e drejta dhe zgjedhja e tij, secili zgjedh shoqërinë e tij. Si president, duhet të flas me të gjithë. Ai mendon se është faji im që është ngritur faktori serb? Ne do të jemi gjithmonë pranë popullit tonë, do të ndihmojmë Matica Srpska, Shoqatën e Shkrimtarëve Serbë, Kishën Serbe, ku është problemi ketu? A e kemi rrezikuar në ndonjë mënyrë pavarësinë e Malit të Zi? Problemi është se ne po pyesim pse serbët nuk kanë të drejta? Nëse jam fajtor për monumentin e Stefan Nemanjës, për Darën nga Jasenovaci dhe për viktimat e Bregut të Jasenovacit… unë jam fajtor për të gjitha këto. Dhe prandaj kam bërë krime në Petrinjë, ku as nuk kam qenë atëherë. Ne i respektojmë viktimat e njerëzve të tjerë dhe ju gjithmonë do të shihni devotshmëri tek ne por duam të njëjtën gjë dhe nga ata”, tha Vuçiq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu