Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, me krerët e degëve të kësaj force politike ku nuk kanë munguar as zërat kundër Kuvendit të 18 Dhjetorit. Mësohet se Bashën e kanë kundërshtuar të paktën 5 kryetarë degësh, të cilët dhe më herët kanë qenë pjesë e takimeve të foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Agron Loka, Fushë Krujë
Genc Deromemaj, Vlorë
Arben Miza, Devoll
Anton Pjetërnikaj, Paskuqan
Fetah Hasani, kryetar i degës numër 1 në Tiranë
Në dalje të mbledhjes, duke folur për mediat, kreu i PD-së në Vlorë, Deromemaj, tha se ai do të ishte pjesë e Kuvendit që kishin votuar delegatët, duke iu referuar 11 Dhjetorit të thirrur nga Berisha.