
Një ekip televiziv ka udhëtuar drejt Milanos në Itali për të intervistuar për herë të parë pas 13 vitesh heshtje, biznesmenin që dikur pushtoi tregun e naftës, për t’u larguar pas gropës qindra milionë euro borxhe të ARMO-s.
Kjo intervistë, është xhiruar para se ndaj tij të lëshohej urdhërarresti i SPAK për akuzën e pastrimit të parave për llogari të mafias italiane.
Është hera e parë që biznesmeni i përgjigjet çdo pyetje që rrethon emrin e tij në çështje, transaksione, biznese apo ngjarje e dyshuar kriminale.
“Jam sipërmarrës me stil menaxherial liberal, delegoj por krijoj dhe sistemme kontrolli, për të arritur te delegimi ka qenë proces jo i lehtë si të gjithë sipërmarrësit shqiptarë pa traditë” u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.