Ekzekutimi: Pse u vra Marjus Diamanti? 200 mijë euro borxh, çonte kokainë në Mykonos

0

GREQI– Marjus Diamanti kishte marrë 200 mijë euro borxh, të cilat nuk do t’i kthejë më kurrë! Mediat greke i kanë dedikuar një artikull vrasjes së shqiptarit në biznesin e tij në Nicë të Greqisë, duke bërë me dije detaje të tjera. Autorët ishin profesionistë dhe me siguri, persona të paguar për vrasjen nga mafia shqiptare.

Dyshohet se mafia shqiptare donte që të mbyllte llogaritë me biznesmenin, i cili ishte gjithashtu i përfshirë në trafikun e kokainës në Athinë dhe në ishullin e Mykonos. Por deri më tani ende nuk ka një emër të personit që ka kërkuar eliminimin e tij.

Vrasësit duket se kanë bërë një punë të mirë, duke ndjekur skemën më të sigurtë, djegien e makinës së përdorur në krim. Por përveç parave borxh dhe trafikut të kokainës në Mykonos, ishull që ka qenë në epiqendër të aksioneve të Policisë këtë verë, dyshime ka edhe për të kaluarën e viktimës. Në vitin 2010 ai u akuzua për vrasjen e një shqiptarri, por doli i pafajshëm me pretendimin se arma përdorej edhe nga dikush tjetër. Mesa duket ka arritur të dalë nga burgu, por gjaku nuk është harruar.

Megjithatë edhe pse i pafajshëm, në atentatin e disa ditëve më parë, mbeti i plagosur edhe kushëriri i Diamantit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu