ITALI- Gazetari italian Erminio Cioffi ka deklaruar se në çarçafin ku u gjet i vdekur fëmija 10-vjeçar në Itali nga babai polak, kishte edhe benzinë, ndërsa ka thënë se babai fillimisht i lidhi duartë dhe më pas e ka therur me thikë. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Cioffi tha se babai u gjet na e ëma e djalit, Mariola Rapaj, në gjendje të dehur, ndërkohë që ka shtuar se aktualisht ajo ndodhet në spital duke marrë trajtim mjekësor, pasi është e shokuar nga ngjarja e tmerrshme që ndodhi.
“Një nga detajet që kanë zbuluar hetuesit është se kanë gjetur benzinë në çarçaf, çka tregon se babai ka dashur jo vetëm ta vrasë, por edhe ti vërë zjarrin. Mirko është gjetur në gjendje të rënduar psikologjike dhe krejt i dehur pranë trupit të pajetë. Është zbuluar se babai i ka lidhur duart djalit të vogël dhe e theri me thikë. Dhuna ndaj Mariolës ka nisur që kur ishte shtatzënë me djalin. Kur ka qenë shtatzënë, e ka goditur në bark dhe ka vijuar për vite me radhë.” tha gazetari.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e Viterbos, ku babaoi polak, pasi u arratis nga spitali Covid, shkoi në shtëpi dhe theri me thikë djalin e tij 10-vjeçar me origjinë shqiptare.