Largime në masë nga Drejtoria e Tatimeve, ikin dy nëndrejtorët e shumë inspektorë

0

ëvizje tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve! Burime për BoldNews bëjnë me dije se dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm kanë dhënë dorëheqjen së fundmi, por përveç tyre është larguar edhe Romeo Shehu, drejtor i një strukture brenda Drejtorisë së Tatimeve. Megjithatë lëvizjet duket se kanë përfshirë të gjithë institucionin, i cili mesa duket po përballet me një valë largimesh të drejtuesve.

Nga ky institucion është larguar edhe drejtori i Hetimit Tatimor të Tiranës, Dritan Boçi, i cili sipas “BoldNews” është hasur me problematika të mëdha të konstatuara në ushtrimin e funksioneve të kësaj strukture, si edhe dyshimeve të forta për abuzime. Së bashku me të janë shkarkuar edhe të paktën 13 inspektorë të Hetimit Tatimor, pasi më herët nuk kanë pranuar të japin dorëheqjen.

Këto lëvizje vijnë në një kohë kur drejtuesit e Hetimit Tatimor janë akuzuar shpesh publikisht për të ashtuquajturën “gjobëvënie” ndaj bizneseve në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit. Megjithatë edhe pas lëvizjeve të fundit, duket se ende nuk janë caktuar zëvendësuesit e tyre në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu