Një grup shqiptarësh prej 8 vetash është arrestuar nga Policia Kombëtare në Valencia. Efektivët sekuestruan 2 plantacione me marijuanë, në të cilat kultivoheshin mbi 2 mijë rrënjë me peshë 250 kg, 4 kg marijuanë e përpunuar, 6500 euro, një automjet dhe disa pajisje të përpunimit të drogës.
Personat i përkasin grupmoshës 18-42 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e prodhimit/përpunimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Hetimet për zbulimin dhe ndalimin e grupit kishin nisur që në muajin gusht, kur u gjet një sasi droge e braktisur në një depo në Catarroja.