Mbrëmjen e sotme, në Fier janë ndezur qirinj nga qytetarët për 8-vjeçarin që u vra brutalisht nga 38-vjeçari Klodian Çalamani. Kujtojmë se prej ditës së djeshme familjarët ndodhen në shesh për të mbledhur firmat e peticionit që është hapur duke kërkuar dënimin me vdekje të 38-vjeçarit.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë kërkuar një gjë të tillë, ndërsa disa të tjerë me lot në sy luten që shpirti i Mateos të prehet në paqe. Gjithashtu homazhe janë zhvilluar edhe në Tiranë ku qytetarët kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë.