Hollandë/ Shpërthejnë protestat për masat ndaj të pavaksinuarve (VIDEO)

0

Qindra njerëz protestuan mbrëmjen e sotme në Roterdam kundër planeve të qeverisë për të kufizuar hyrjen në ambiente të mbyllura vetëm për ata që kanë “pasaportë shëndetësore”, e cila tregon nëse ata janë vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19.

Kjo leje është aktualisht e disponueshme edhe për ata që nuk janë vaksinuar, por kanë rezultuar negativ.

Holanda vendosi një bllokim tre-javor fundjavën e kaluar që synonte ndalimin e përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, infeksionet që regjistrohen çdo ditë mbeten në nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme. Mediat holandeze raportuan se policia përdori gjithashtu ujë me presion për të shpërndarë turmën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu