Policia e Fierit ka arrestuar person dhe ka proceduar një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Në prangat ka rënë 50-vjeçari me iniciale H.D, banues në Frakull e Madhe, Fier i cili ishte shpallur në kërkim pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur. Në momentin e arrestimit ky shtetas ishte duke drejtuar tip “Nisan” në gjendje të dehur.
Gjithashtu policia ka proceduar penalisht shtetasin 37-vjeçar K.L, i cili për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht gazetarin me iniciale A.T.
Njoftimi i plotë i policisë:
DVP Fier/ Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.
Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qënë duke drejtuar automjetin tip “Nisan” në gjendje të dehur.
-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushjë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Durrës për veprën penale “Mashtrimi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.