SHKODËR – Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona ditën e sotme dhe njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim prej kohësh nga Policia holandaze.
Është arrestuar Anton Lulashi 44 vjeç banues nga lagjia Skëndërbeg, Shkodër pasi gjykata e Hollandës e ksihte dënuar me dy vitë burg për zjarrvënie me qëllim dhe shkatërrim të pronës.
Policia ka arrestuar E. Gj., 22 vjeç banues në fshatin Golem, pasi gjatë kontrollit ju gjet hashash me vete. Në pranga ka rënë dhe A. P., 33 vjeç nga fshati Mushan, Shkodër sepse e kishte dhunar bashkëshorten duke i shkaktuar edhe plagë të mëdha në trup.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe K. B., 46 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i Policisë:
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale FAST ALBANIA, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë ndalimi i shtetasit në kërikim; Anton Lulash 44 vjeç banues në lagjen Skëndërbeg, Shkodër Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqesor Limburg, Hollande,e ka denuar me 2 vite burgim per vepren penale “Zjarrevenie e qëllimshme”, “Sulm” dhe “Shkaterrim prone” Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Shkodër në bashkëpunim me focat e posaçme “Shqiponja” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Gj., 22 vjeç banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, pasi është ndaluar nga punonjësot e Policisë këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur një sasi lënde narkotike “cannabis sattiva” Nga Seksioni për Hetimin e Kirimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi i shtetasit; A. P., 33 vjeç banues në fshatin Mushan, Njësia Administrative Dajç, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime në disa pjesë të trupit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin; K. B., 46 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.