Manchester United pëson humbjen e rradhës. Pas disfatës së hidhur ndaj Manchester City-t, këtë herë skuadra drejtuar nga Solskajer mundet nga Watford me shifrat 4-1.Ekipi i Ranierit ja doli të mposhtë “djajtë e kuq” falë golave të King dhe Sarr në pjesën e parë të takimit dhe golat e Pedro dhe Dennis në fundin e ndeshjes.
Ndërkohë, goli i van de Beek nuk mjaftoi për United duke thelluar kështu më shumë krizën dhe kritikat për Solskjaer.Steven Gerard ndërkohë ka debutuar me fitore pasi mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Brighton. Dy golat e vonë të ëatkins dhe Mings mjaftuan për Aston Villan që të dilte me tre pikë nga ky takim.
Në ndeshjen tjetër, West Ham i vendit të tretë nuk ia doli dot të ruajë hapin e kryesuesve pasi u mposht minimalisht me rezultatin 1-0. Wolves shënoi golin e vetëm të takimit që i dha tre pikët ujqërve.