Djali i hedh plehrat mbi kokë, ministrja e Ramës bën veprimin e papritur (Video)

0

Çështja e ndotjes së mjedisit mbetet një shqetësim mbarëkombëtar.
Kohët e fundit kryeministri u ka tërhequr vëmendjen të gjithë kryetarëve të bashkive për këtë problem.

Aksionit për një Shqipëri të pastër i janë bashkuar edhe drejtuesit e ministrive.

Një koincidencë e papritur i ka ndodhur Ministres së qeverisë Rama, Edona Bilali, e cila ka qenë duke pastruar poshtë një pallati.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh sensibilizues për qytetarët që e ndotin ambientin duke i hedhur plehrat vend e pa vend.

Në video ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bilali duket teksa pastron poshtë pallatit kur një djalë hedh qesen me plehra. Ajo e merr dhe ia kthen pas duke thënë: edhe Shkodra asht shpia jote, mos i hidh plehnat nga dritarja!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu