-Këtë fundjavë qyteti i Cërrikut ka festuar 69 vjetorin e krijimit të tij dhe në këtë ditë të shënuar në sallën e kinoteatrit janë mbledhur në një aktivitet festiv përfaqësues të gjitha gjeneratave .Pas shfaqjes së një dokumentari kushtuar historikut të jetës së zhvillimit të këtij qyteti ,artistë të gjitha moshave kanë interpretuar këngë kushtuar Cerrikut si dhe janë recituar krijime të autorëve të mirënjohur duke e bërë edhe me te bukur atmosferën e kësaj feste.
Themelimi i ketij qyteti u bë nga 111 familje autoktone cerrikase dhe themelet e zhvillimit të tij i hodhën rusë t e kinezë t me ngritjen e Uzines së Perpunimit të Naftes e cila ishte nje nga me te medhate e asaj kohe si edhe te Radiostacionit Nderkombetar , i cili transmetonte ne te gjithe boten programe shqip dhe ne 28 gjuhe te huaja.
Uzina e Perpunimit te Naftës ka qenë edhe pikënisja e ndërtimit të qytetit të ri te Cerrikut e cila i filloi punimet në vitin 1952 dhe u përurua në 8 nëntor të vitit 1956.
Ndërkohë Radiostacioni Nderkombetar filloi punë më 1 tetor 1967 dhe Instituti i Duhanit ne 1952 ishin dy investime madhore te kohes per kete qytet .Instituti i duhanit ishte Institucion kërkimor shkencor për bimën e duhanit me qendër në Cërrik dhe me shtrirje të veprimtarisë në të gjithë Shqipërinë.
Cërriku ka historinë e tij që e kanë shkruar banorët e këtij qyteti, punëtorët dhe intelektualët, inxhinierët dhe mësuesit, studentët dhe nxënësit, të rinjtë e te moshuarit dhe të gjithë se bashku janë pjesë e historisë së këtij qyteti 69-vjeçare.
Mes tyre ka plot emra të shquar në të shkuarën e afërt dhe në të tashmen si artisti i merituar Astrit Çerma, Rajmonda Bulku, Arjan Gici,Salsano Rrapi, kompozitori i mirënjohur Edmond Rrapin por edhe figura të tjera nga fusha te ndryshme qe i kane dhene emer botes akademike , sportit, drejtesise etj.
Në 69-vjetorin e shpalljes së Cerrikut qytet , Bashkia organizoi disa aktivitete për të përkujtuar momentet më me rëndësi të historise se tij dhe nderoi disa nga ata që me punën e tyre të përditshme kanë bërë që Cerriku të jetë më e mirë nga viti ne vit.
Kreu i Bashkisë se Cerrikut z.Andis Salla në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në punët e qytetit në këto vitete e fundit, vlerësoi ne kete dite te shenuar me titullin ” Mirenjohja e Qytetit” me dhjetra bij e bija te nderuar te qytetit te Cerrikut.
Ai nderkaq premtoi se Bashkia e Cerrikut e ndodhur ne qender te Shqiperise do te njohe zhvillim edhe me te madh ne te ardhmen ne te gjithe sektoret pasi ka resuse te shumta natyrore por edhe njerezore.