Nis nga Elbasani, Gledis Nano urdhëron kryerjen e testit të drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka urdhëruar kryerjen e testit te drogës për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije 20 oficerë të drejtorisë së Policisë së Elbasanit janë dërguar për të kryer testin e drogës, për të verifikuar nëse janë përdorues të saj apo kanë konsumuar më herët lëndë narkotike.

Do të jetë reparti i Toksikologjisë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili do të kryejë analizat për efektivët e policisë. Duket se ky proces sapo ka nisur në Elbasan dhe pritet që të të vijojë.

Pjesë e testit të drogës nga Policia e Elbasanit do të jenë rangjet më të larta, nga zyrtarët që mbajnë funksionet më të rëndësishme deri tek punonjësi më i thjeshtë i kësaj drejtorie.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu