Dimri po afron, varfëria e le “në qiell të hapur” qytetarin nga Elbasani

0

Mirjan Ferra apo siç njihet ndryshe me emrin “Kameri” prej 3 javësh është thuajse në qiell të hapur. Kjo pasi kushtet e vështira ekonomike kanë bërë të pamundur pagesën e qirase së shtëpisë ku banonte e për këtë shkak qiradhënësi e ka debuar nga shtëpia. Ai shprehet se familjarët e tij nuk ja kanë hapur derën në këto ditë të vështira për të. Kjo ka bërë që tashmë ai të jetojë në një bodrum në kushte tej mase të vështira.

E vetmja mënyrë jetese dhe e sigurimit të të ardhurave për të është dalja me karrocë. Tashmë që dimri po afron dhe koha do të ftohet e vetmja lutje e kamerit është te futet në shtëpi. Ai u bën thirrje kujdo që ka mundësi ta ndihmojë për të kaluar këto ditë kaq të vështira për të

Raste të tilla si Mirjani ka plot në qytetin e Elbasanit. Të pastrehë që enden rrugëve pa asnjë perspektivë jetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu