Humbi jetën në aksidentin në Bullgari, fotoja e vajzës së politikanit shqiptar

0

Një nga viktimat e tragjedisë në Bullgari është edhe 27-vjeçarja me prejardhje nga Hani i Elezit. Ajo është vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut, Muhedin Brava, i cili është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.

Së fundmi është publikuar edhe fotoja e saj. Kujtojmë se 27-vjeçarja kishte shkuar në Turqi për disa ditë pushimi. Në kthim, autobusi me të cilin ajo udhëtonte shpërtheu në flakë. Në aksident humbën jetën 45 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu