Thyen rregullat, Antonela dhe Meridani dënohen, BBV i lë pa bukë

0

Antonela Berisha dhe Meridian Ramçaj janë dy banorët e shtëpisë më të famshme në BBV, që sapo hyrën trazuan ujërat. Menjëherë ato filluan kunjat dhe polemikat kundrejt banorëve të tjërë çka solli që disa nga banorët e vjetër të mos i duan ato .

Përpos kësaj duket që vrulli i menjëhershëm i tyre i ka çuar në denim nga vëllai i madh, për këtë javë Antonela dhe Meridiani nuk do të jenë pjesë e buxhetit.

Shkak për këtë u bë pasi ata kanë thyer një ndër rregullat e produksionit. Ata kanë transmetuar informacione nga jashtë tek banorët e tjerë.
Sesi do të vijojnë ditët pa përfshirje në buxhet për të dy “trazovaçët” e shtëpisë së Big Brother Vip , kjo mbetet për tu parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu