Një aksident u regjistrua sot në mëngjes në Librazhd. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është futur brenda një lokali pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj. Fatmirësisht, veç tronditjes, fqmija dhe drejtuesi nuk kanë p♪7suar dëmtime të rënda.
Nga foto duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasëm është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.
Gjithashtu mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.