Merr flakë makina në baypasin e Lushnjes, asnjë person i lënduar

0

LUSHNJE- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në baypasin e Lushnjes. Mësohet se automjeti tip Benz Mercedes me targa AA 802 AA, ka marrë flakë.

Ndërkohë që në makinë, ndodhej drejtuesi i mjetit, i cili ka mundur të dalë pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të bëjnë fikjen e zjarrit.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu