Shpërthim me C4 në katin e katërt të pallatit në Fier, policia në vendngjarje, zona rrethohet me perimetër sigurie

0

Një shpërthim është dëgjuar në lagjen “8 Shkurti” në Fier në katin e katërt të një hyrjes së një pallati.

 

Sipas njoftimit të policisë shpërthmi është shkaktuar nga lënda plasëse C4 dhe ende po punohet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, veç dëmeve materiale që mund të jenë shkaktuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vendosur perimetër sigurie. Ndërkohë banorët kanë dalë jashtë banesës së tyre.

 

Njoftimi i Plotë:

 

Fier

Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

 

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu