Tërmet gjatë natës në Bllacë! Lëkundjet ndjehen dhe në Maqedoni të Veriut (TË DHËNA)

0

Një tërmet është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bllacë të Dibrës. Lëkundjet janë shënuar në orën 4:43 të mëngjesit, e sipas EMSC kanë qenë të magnitudës 3.2 Rihter.

Epiqendra e lëkundjeve ka qenë 2 kilometra në thellësi, duke bërë që të ndjehen edhe në Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet shënohen një ditë pas tragjedisë së ndodhur me 26 nëntor, 2 vite më parë në vendin tonë, ku ndërruan jetë 51 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu