E Premtja e Zezë kthehet në tragjedi/ 6 të plagosur në një qendër tregëtare

0

-Tre persona u qëlluan me armë zjarri dhe tre të tjerë u plagosën në një qendër tregtare në Karolinën e Veriut gjatë shitjes së festës së “Black Friday”. Mediat e huaja shkruajnë se të shtënat kanë ndodhur mes dy grupeve që njiheshin.

Sipas efektivëve të policisë mendohet se të shtënat “kanë ndodhur mes dy grupeve që njiheshin” dhe se “ata nuk qëlluan pa dallim”.

Policia ka njoftuar se të gjashtë personat janë dërguar menjëherë në spital, ku po trajtohen për plagët e marra dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, një person është ndaluar, por policia nuk ka dhënë detaje shtesë nëse personi akuzohet në lidhje me të shtënat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu