Bllokohen pasagjeret në Dukagjin
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në zonën e malit të Shoshit, duke bllokuar segmentin e rrugës të Dukagjinit që lidh dy njësi administrative me Shkodrën.
Për pasojë qarkullimi në këtë aks rrugor është ndërprerë dhe disa udhëtarë dhe banorët e asaj zone prej disa orësh vazhdojnë që të jenë të izoluar. Pritet ndërhyrja e autoriteteve lokale për të normalizuar situatën dhe për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve, ndërkohë që edhe segmeti tjetë nga Thethi është bllokuar nga reshjet e borës në vendin e qujtur qafa e thores.