Aksidentohet me vdekje i riu shqiptar në Itali.
Sipas medias italiane aksidenti ka ndodhur mbrëmë pak para kryqëzimit për Castelbellino ku shqiptari me iniciale F. K. duket se ka humbur kontrollin e makinës BMW-së dhe më pas është përplasur. Mësohet se ai po kthehej në shtëpi, por fatkeqësisht humbi kontrollin e automjetit dhe gjeti vdekjen në moshë fare të re.
Zjarrfikësit dhe ambulanca mbërritën me urgjencë në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë rezultoi e pasuksesshme për të riun shqiptar. Për nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina u deshën disa orë.