Gjendet i vdekur në apartament çifti i të dashurve

0

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot pasdite në Golem.

Në katin e dytë të një pallati në apartamentin e shtetasit M.J janë gjendur nga policia pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se ata kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Mësohet se shtetësja Anila llulla është larguar nga banesa që më 25 nëntor dhe dje pasdite djali I saj ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë nr 4 në Tiranë.

Ndërkohë djali I shtetasit Mihal jani I ka rënë disa herë celularit të babait dhe nuk ka marrë përgjigje.

Ai ka shkuar sot pasdite në apartament dhe ka gjetur të vdekur çiftin. Ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit pasi edhe komshinjtë kanë ndjerë era gaz.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu