Elbasan – makina humb kontrollin dhe përfundon në lulishte, shoferi braktis makinën

0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ku sipas pamjeve dhe informacioneve që disponon “InfowebTv”, makina e tipit “benz” ka humbur kontrollin e makinës për shkak të lagështisë së rrugës, dhe ka përfunduar në mes lulishtes së parkut pranë “Pallatit të Sportit”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por shoferi  i makinës së tipit “Benz” është larguar dhe e ka braktisur makinën.

Ende nuk dihen arsyeja e plota të ngjarjes, pritet që autoritetet policore të shqyrtojnë vërtetësinë e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu