Aksident i rëndë, 3 shqiptarë përfundojnë në spital, dy në gjendje kritike për jetën

0

Një aksident i rëndë me 3 shqiptarë ka ndodhur pasditen e djeshme në Manduria të Italisë.

Një fugon “Ford” është përplasur dhunshëm me një pemë, duke lënë të plagosur 3 shqiptarët që ndodheshin brenda mjetit. Makina ka dalë nga rruga me shpejtësi dhe është përplasur me ullirin, disa metra brenda një lëndine.

Të tre shqiptarët janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendej kritike për jetën. Sipas policisë italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të lodhjes së shoferit, një djalë i ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu