E mitura nxjerr telefonin, tenton të filmojë Ramën, ndalohet nga truproja

0

– Në ceremoninë e hapjes së rrugës së Arbrit, mijëra qytetarë u mblodhën që të ishin të pranishëm në këtë ceremoni. Të vegjëlit ishin veshur me kostume popullore, kërcyen dhe bënë foto me kryeministrin Edi Rama. Në një moment, teksa Rama, Balluku dhe Manja po ecnin në brendësi të tunelit, një vajzë e vogël nxorri telefonin dhe tentoi që të afrohej për të kapur në kamer kryeministrin.

Vajza te rruga e Arbrit

Mirëpo e vogla u ndalua nga truproja që shoqëronte kreun e qeverisë. Ai i nxjerr përpara çadrën si për ti lënë të kuptojë se duhet të ndalojë veprimin që sapo nisi të bëjë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu