Mjellmat notojnë në liqenin e rrethuar nga dëbora në Pukë

0

Rreshjet e dëborës nuk kanë munguar as Pukë, duke i dhënë qytetit një pamje magjepëse.

Në pamjet e publikuara shihen si mjellmat notojnë në liqenin e rrethuar nga dëbora. Petku i bardhë ka mbuluar pemët dhe shtëpitë prej druri, duke ofruar një imazh të qetë dhe të bukur.

Trashësi e dëborës ka arritur disa centimetra dhe drejtuesve të mjeteve iu këshillohet të evitojnë lëvizjet nëse nuk kanë goma dimërore për shkak të rrëshqitjeve.