Shqipëria dhe Kosova me abetare të përbashkët

0

Kosova dhe Shqipëria u dakorduam për njehsimin e abetares së përbashkët.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë në mbledhjen e para disa ditëve të dy qeverive që u mbajtë në Elbasan u dakorduan edhe për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë si dhe për të punuar bashkërisht për një abetare të përbashkët.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se me këtë marrëveshje lehtësohen procedurat dhe shkurtohen afatet për njohje të diplomave dhe certifikatave dhe gradave shkencore. Ndërsa përsa i përket abetares së pqrbashkët Kushi thotë se kjo është në të mirë të fëmijëve dhe me unifikimin e saj të gjithë të vegjlit do të kenë mundësi të mësojnë njëlloj. Dhe e gjithë kjo do bëhët në bazë të një studimi të mirfilltë.

Sipas saj gjithçka do të bëhet në pajtim me legjislacionin dhe kornizën e kualifikimeve të të dy vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu