U vodh banesa në Luzat, Policia u gjen brenda një armë dhe kanabis

0

Grabitet banesa e Alim Muhos ne fshatin Luzat bashkia Tepelenë.

Në banesë kane hyrë tre persona të prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 2 milionë lekë të vjetëra rreth ores 1 të mesnatës.

Muho jetonte me djalin dhe nusen e djalit por keta te fundit nuk gjendeshin dje ne banesë. Policia po shoqeron disa persona banues ne kete fshat për zbardhjen e kesaj ngjarje.

Mësohet se grabitesit kane hyre nga dera duke trokitur dhe u prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, duke e kapur në befasi kryefamiljarin.


Policia ka ushtruar sot kontrolle ne këtë banesë ku ka konstuar 500 grame canabis edhe nje armë gjahu pa leje.

Ndërkohë autori i ngjarjes, djali i Alim Muhos, shtetasi S.Muho është shpallur në kërkim nga policia e Tepelenës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu