Taksisti qarkullonte i dehur në Tiranë, shoqërohet në Komisariat

0

Drejtuesi i një automjetit taksi është kapur në gjendje të dehur në Tiranë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, ai është ndaluar teksa drejtonte mjetin nga efektivët e Policisë dhe i është nënshtruar një testi alkooli.

Nga videoja duket qartë që shoferi ka rezultuar i dehur në masën 1.16 mg/l dhe menjëherë është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Shtetit.

Paraprakisht bëhet me dije se ai do të procedohet penalisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur.