Kapen në Spanjë dy shqiptarët që akuzohen se kanë vrarë një 20-vjeçar në Gjermani (Emrat)

0

Arrestohen nga policia spanjolle dy shqiptarë.

Dy të rinjtë dyshohen si autorët e një vrasjeje të ndodhur në Gjermani. Të arrestuarit nga policia janë Orgest Kurteshi dhe Eglis Veraj, të cilët pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Kurteshi, 33 vjeç dhe Eglis Veraj, 27 vjeç, akuzohen për një vrasje të ndodhur në 13 gusht të vitit 2019, në Vorsfelde të Volfsburgut, ku një 20-vjeçar u gjet i plagosur rëndë në rrugë. Ai humbi jetën më pas në spital. Një tjetër 31-vjeçar i plagosur arriti që të mbijetonte. Të dy burrat ishin të mbuluar në gjak dhe kishin marrë plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Për të bërë të mundur kapjen e autorëve nisi operacioni “Tattoo”, ku u angazhua një skuadër prej 25 anëtarësh. Operacionit i është vendosur emri “Tattoo”, pasi pak kohë para se të vriteshin, dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një studio tatuazhi.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja që ka shkaktuar atentatin ndaj të rinjve, por nuk përjashtohet pista e prishjes së pazareve të drogës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu