Motori përplas nga pas ‘Volswagen-in’, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

0

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Çerm Divjakë pranë fshatit Çermë Shkumbin.

Në aksident janë përfshirë një motor dhe një tip “Volswagen”. Drejtuesi I motorit Afrim Nergjoni 42 vjeç nga Çerma I cili udhëtonte i vetëm ka goditur nga pas makinën.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka marrë shumë dëmtime ku më pas është transportuar me autoambulancë drejt spitalit të Lushnjës.

Nga informacionet e marra drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të shumta dhe është nën kontrollin e mjekëve.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se 42 vjeçari në momentin e aksidentit ishte i dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu