Ndodh sërish! 50-vjeçari abuzon seksualisht me mbesën e tij

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Durrës, ku një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F. B. Ai akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. B., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu