“Jo Kina, jo Rusia, jo shejtani”, Rama: Ne i kemi ftuar të gjithë në tryezë, Kosova humbet duke munguar

0

Kryeministri, Edi Rama:

Është një hapësirë ku unë synoj që të zbatohen 4 liritë e BE-së, krahasimi që i bëni me Jugosllavinë është një lojë fjalësh e panevojshme, për mua kjo nismë është një interes kombëtar. Dua t’ju shtoj dhe diçka tjetër, po ju them këtë që se janë disa pyetje që lidhen me Kinën, jo Kina jo Rusia, jo shejtani.

Unë di që Ballkani i Hapur është një njësi zbatimi e procesit të Berlinit, ne i kemi ftuar të gjitha shtetet që të bëhen pjesë, Kosova humbet duke munguar në atë tryezë. Unë di që historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu