Rama: Zoti Shehu, thatë se më dëgjuat, fjalinë e kishit të shkruar

0

Rama: Ju thatë se më dëgjuat me vëmendjen, po dhe këtë fjali e kishit të shkruar. Ju nuk më dëgjuat, ndërkohë që unë ju dëgjova. Ju flisni me vete dhe për vete. Ju po i merrni shqiptaret per budallenj. Në partinë tuaj flitet me vete dhe për vete.

Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur ëhstë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu