– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, dy persona te akuar për masakrën e Lushnjes e ndodhur më 2017. Prokuroria e SPAK, Dolorez Musabelli ka lexuar konkluzionet përfundimtare ndaj këtyre personave duke kërkuar për to burg përjetë. Për këtë ngjarje ende vijon të mbetet në kërkim Leart Haxhiu, i cili është në arrati.
Prokuroria e Posaçme i akuzon të tre si pjesëmarrës në grup kriminal dhe autorë të disa vrasjeve me paramendim në zonën e Lushnjes dhe jo vetëm.
Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiun janë akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bare. Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.