Vjedhja dhe falsifikimi i pronave në Kashar/Gjykata e Tiranës rikthen dosjen në SPAK

0

– Rikthehet në SPAK dosja e falsifikimit të pronave të Kasharit. Sipas dhomës penale, SPAK do duhet që këtë çështje që ka shpallur mos kompetencë ta hetojë të plotë.

Më 13.6.2017 shtetasi Xhafer Dani ka kallëzuar se 8 ish-funksionarë të Komunës Kashar mes tyre dhe ish-përgjegjësi zyrës Kadastrale Kashar, ‘Bardhyl Kamberi’ i kanë vjedhur tokat.

Fillimisht kjo çështje është hetuar në ish-Prokurorinë e Krimeve te Rënda, që e ka nisur për grup të strukturuar kriminal, e më pas e ka pushuar akuzën duke ia kaluar Tiranës për ‘Falsifikim dokumentesh’.

Pak ditë më parë, Gjykata Tiranës ja ka kthyer dosjen SPAK-ut, duke i kërkuar të hetohet ky grup kriminal i dyshuar për disa vjedhje pronash në Kashar me dokumente false.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu