Bllokohet autostrada Fier-Lushnje/Rruga mbyllet me barriera, banorët shqetësohen

0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë vazhduar edhe ditën e sotme dukebllokuar të gjitha hyrjet përgjatë aksit Rotondo e Çermës– Lushnje.

Inspektorët e dy drejtorive dy ditë më parë njoftuan banorët për të marrë leje për daljen në këtë superstradë ndërsa sot ata kanë nisur bllokimin e të gjitha këtyre daljeve.

Kjo gjë ka shkatuar mërzitje tek banorët të cilët thonë se situata nuk është e menduar mirë pasi ata nga sot nuk kanë ku të kalojnë dhe mungon edhe rruga dytësore. Kjo shkaton edhe shumë probleme pasi mungesa e rrugëve dytësore dhe nën kalimeve apo mbikalimeve bën që banorët të izolohen dhe të pengohen në mbarëvajten e punëve të tyre.

Naim Halili specialist pranë ARRSH thotë se ky është një projekt nga Banka Botërore e cila nuk investon nëse nuk ndërhyhet për bllokimin e këtyre hyrjeve të cilat konsiderohen rrezik aksidenti. Në këtë aks rrugor rreth 12 km janë gati 6 fshatra që rruga i ndan me tokat bujqësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu