Operacioni “Vol-Vo 4”, SPAK kërkon 10 vite burg për Astrit Avdylin

0

SPAK kërkon 53 vjet burg për 6 te pandehur si pjesë e nje fraksioni të dosjes se njohur “ 339”. Keshtu per Astrit Avdylin Prokuroria e Posacme kërkon dënimin me 10 vite burg për trafik narkotikesh, grup kriminal dhe armbajtje pa leje. 9 vite kerkohet per Jasin Kalën (Avdyli) , 9 vite per Denis laftiun, 3 vite Fatos laftiun, 12 vite per iIskënder Sale, 13 Xhemal Sala.

SPAK kerkon 10 vite burg për kreun e këtij grupi, Astrit Avdylaj. Astrit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu në korrik të këtij viti përshkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, akuzohet për veprën penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafikim i narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Pretenca e SPAK

-Astrit Avdylaj, 10 vite burg i sigurise se larte;
-Jasim Kala, 9 vite burg i sigurise se lartë;
-Denis Llaftiu, 9 vite burg i sigurise se larte;
-Fatos Llaftiu, 3 vite burg;
-Iskender Sale (Alias Mehmet Gjini), 12 vite burg i sigurise se larte;
-Xhemal Shala, 13 vite burg.

Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka. Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës.

Por kush është Astrit Avdyli?

Operacioni masiv i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” vuri 44 persona në bankën e të pandehurve. Në vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 44 urdhër-arreste rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezultoi se qendra e trafikut të Kokainës dhe Heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria pati ndërtuar lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu