Quhet “buka e shëndetit”, “buka e fitnesit”, ose ndonjëherë, “buka muesli”, por në shtëpinë tonë, ne e quajmë “bukë mjerimi”, për shkak të shijes së thartë dhe strukturës së padëshirueshme. Kushton, tepër, 3,99 dollarë (3 £) për pesë feta dhe një fetë e vetme përmban 11 g fibra, ose 40% të dozës së rekomanduar ditore. Pas rezultateve të një analize gjaku që kam bërë javën e kaluar, kam ndërmend të flas për të gjithë jetën time.
Studimet e reja mbi tendencat e të ushqyerit dhe stilit të jetesës që nga marsi i vitit 2020 konfirmojnë atë që shumë prej nesh e dinim tashmë: se përveç stresit dhe letargjisë, konsumuam, më shumë snacks dhe vakte më të shpeshta. Ushqimi ishte e vetmja kënaqësi. Fatura ime ushqimore u dyfishua. Merrja Cheetos në përmasa familjare. Porosisnim McDonald’s. Dukej si një sfidë; nëse nuk mund të shkoj askund ose të shoh dikë, do të ha ushqimet më të pashëndetshme në botë.
Në fillim të këtij viti, doktori im më tha se duhet të ulja nivelin e kolesterolit dhe kishte vetën 12 muaj kohë, përndryshe… Ky ishte një lajm i keq – jo vetëm për shëndetin tim, por sepse aftësia im për të ndryshuar zakonet lë për të dëshiruar. Vite më parë, fillova të vrapoj, por e pashë të mërzitshme dhe ndalova. Çdo gjashtë muaj, unë pastroj apartamentin tim duke hedhur gjëra, vetëm për të zbuluar tre muaj më vonë se vala e mbeturinave rikthehet. Për tre muaj vitin e kaluar, u bëra një person krejtësisht i ri, që stërvitej çdo mëngjes, pastaj u shty në një herë në javë. Dhe pastaj mund ta parashikoni se si përfundoi.
Mjeku im i kishte drejtuar për frymëzim Presidentit Obama, dieta e të cilit thuhej se përfshinte shtatë bajame në ditë . Kjo, tha doktori im, ishte lloji i disiplinës që të duhej për të qenë president dhe për të arritur kolesterolin e ulët në gjak. Me kalimin e javëve, unë njoha kufizimet e mia. Nuk mund të haja bajame e as thjerrëza. Megjithatë, dieta pati suksese. Makaronat me grurë integral janë të tmerrshme, por orizi kaf shijon shumë. Haja çfarë të më pëlqente në fundjavë dhe në raste të rralla që haja jashtë, zgjidhja që të konsumoja biftek. Bëra më të mirën.
Fillova të flas për ushqimin në një mënyrë që dikur tallesha. Javën e kaluar bëra sërish analizat e gjakut. Duhet ta pranoj se e vetmja gjë që kam ndjekur me përpikmëri ka qenë “buka e mjerimit”. Për gati një vit, e kam ngrënë çdo mëngjes, me një avokado, ose nëse ndihem në humor të mirë, me një vezë. Kolesteroli im është më shumë se përgjysmuar. Tani jam rehat dhe nën nivelin e rrezikut. Natyrisht, kam festuar duke porositur në McDonalds, por jam e bindur se këtë herë zakonet e reja do të qëndrojnë. Shija ime ka ndryshuar. Bagels mund të shijojnë më mirë, por “buka e mjerimit” sjell diçka shumë më të shijshme: vetëmohimin që e ndjen me çdo kafshatë.
Marrë dhe përkthyer nga The Guardian