Babai kallëzon të birin, policia procedon 31-vjeçarin në Himarë

0

VLORË – Policia e Himarës vendosi të hetojë në gjendje të lirë një 31-vjeçar fshati Borsh në Himarë. Ai u kallëzua nga babai, D.GJ., 63 vjeç se i biri 31-vjeçar i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të shtëpisë së tij në Borsh.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, shtetasin D.Gj.,31 vjeç, banues në fshatin Borsh-Himarë, pasi ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi D.Gj.,63 vjeç, banues në Tiranë, se i ka dëmtuar linjën e furnizimit me energji elektrike të banesës që ka në fshatin Borsh-Himarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu