Bilanci nga aksidentet e kësaj të diele dhjetori është dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10 vjeç.
Shkak i disa prej aksidenteve ka qenë edhe lagështira e krijuar prej shirave që kanë përfshirë vendin prej ditësh tashmë.
Aksidentet me viktima ndodhën në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot dhe në fshatin Hamil të Fierit.
Në orët e para të mëngjesit automjet me drejtues T. D., 53 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.
Ndërsa pas disa orësh një 55-vjeçar duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore në fshatin Hamil për shkak të lagështirës ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.
Drejtuesi ndërroi jetë dhe u dëmtua vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.