Shqiptari 51-vjeçar është arrestuar nga policia greke për trafikim droge. Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari e dinte që kërkohej nga policia greke, por përsëri tentoi të kthehej në vendlindje.
Në momenti që arriti në kufirin e Follorinës, ai u vu në pranga nga policia greke. Oficerët konstatuan se në ngarkim të 51-vjeçarit që mbërriti në doganë kishte një urdhër arresti për trafik droge.
51-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike të Kastorisë dhe u urdhërua të transferohej në Athinë për t’u gjykuar për veprën penale të trafikimit të drogës.