Del foto e shqiptarit që mbyti gruan në Greqi. Polica greke ka zbuluar ditën e sotme detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku një shqiptar i identifikuar me inicialet X.F rreth 40-vjeç kishte mbytur gruan e tij.
Bëhet me dije se shqiptari e kishte kryer aktin në gjaknxehtësi e sipër, teksa pretendon se bashkëshortja i kishte sharë mamanë e tij dhe i kishtë kërkuar divorcin.
Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve të mitur, të cilët kanë qenë duke fjetur në dhomën e gjumit.
Pasi kishte kryer aktin e rëndë, 40-vjeçari kishte telefonuar policinë dhe u kishte treguar që kishte vrarë gruan e tij.
Nga dëshmia e dhënë në komisariat bëhet me dije se shqiptari kishte xhelozi patologjike, dhe mendonte se gruaja e tij e tradhtonte.
Ndërkohë që po ditën e sotme në media është publikuar gjithashtu edhe fotoja e tij.