Vjedhje nafte bruto në Fier, shoqerohen disa persona në komisariat

0

Disa persona janë shoqëruar për verifikim në policinë e Fierit pasi dyshohet se janë përfshirë në një skemë vjedhje të naftës bruto në zonën naftëmbjtëse Visokë-Qafë Kash, nën administrimin e Albpetrol.

Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës, proces teknologjik që kryehet në shtresat e nëntokës.

Dyshimet janë se në vend të pompimit të ujit, autobotët kanë marrë naftë bruto.

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithcka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu